“Duvaku nuk i ka hije plakave”

Gjatë gjithë historisë, fillimi i jetës së të rriturve sidomos për gratë me domosdo duhet të jetë martesa. Çdo gjë tjetër përpara qëllimit të martesës, përfshirë edhe karrierën është i kot, meqë si shoqëri qellim kryesor i jetës ishte riprodhimin i pasardhësve.

Kjo ishte forma, modeli dhe përkufizimi i jetës së femrave ndër gjenerata.

Koha vazhdimisht ka ndërruar moshën për të cilën është kërkuar martesa. Për gjeneratat e hershme kalimi i femrave mbi të 20-at ishte tepricë. Ky standard ka ndërruar me kohën por nuk ka ndërruar edhe mendësia bashkë me të.

E kaluara jonë jo shumë e largët, të gatshëm për martesë i shihte vajzat nga mosha 12-14 vjeç dhe djemtë ne 16-18 vjeç. Madje për të fortësuar miqësinë e familjeve, ndonjëherë fëmijët fejoheshin ende pa lind.

Në kohën e sotme, kalimi nga fejesa në djep në bashkëjetesë, ka bërë një kthese te rëndësishme për individin. Ndonëse kthesë e madhe, vajzat e pa martuara në Kosovë, nuk po i shpëtojnë paragjykimeve dhe stigmatizimeve.

Të jesh e mençur, e shkolluar, dhe me karrierë të bujshme nuk është e mjaftueshme për te qenë e dëshmuar përpara shoqërisë.

“Krejt çka i duhet një vajze është që të gjej një burrë, sepse veç kjo do ta bënte rehat atë, të kota janë përpjekjet për të mbaruar shkollën, nuk i duhet asgjë nëse nuk e ka burrin.” Krejt këto fjale krijojnë kompleksin që për shumë vajza vështirësojnë një jetë të lire në komunitet.

Kërcënimet për mos përzgjedhjen e hershme të një partneri, e bëjnë një femër si të pa zonjën për të rënë në një kontakt me dikë. Madje në secilën fejesë të vajzave më të reja se sa ato qe janë në moshë më të madhe, bëhet përkujtesë dhe uratë që fejesa tjetër të jetë e atyre që vajzave që kanë “mbetur”.

Ky kompleks për vajzat në një shoqëri konservatore sa shkon e rritet, kur për propozime për martese bëjnë burra që kanë edhe një grua tjetër, që nuk kanë fëmijë me gruan e parë ose për burra pleq.

Është e vështire jeta kur gjithë muhabeti behet duke përçmuar thinjat e vajzave të pamartuara. “Duvaku nuk i ka hije plakave”, “Shpija e burrit done fëmijë, e për nuse nuk shkohet masi t’kalon koha për fmij”, krejt këto pandërprere u bien ti dëgjojnë.

Vajzat në Kosove asnjëherë nuk kanë një shtëpi të tyre, në kohën sa qëndrojnë tek shtëpia e tyre, askush nuk i trajton si pjesëtare te familjes, por si dikë që do të shkon në shtëpinë e saj, dhe shtëpia e burrit në të cilën gratë asnjëherë nuk bëhën pjesë integrale e asaj familje.

 

Leni nje re