Me pas Akne është njerëzore

Lëkur është gjëja e parë që njerëzit duan ta kenë kur është fjala për shëndetin fizik, mirëpo ashpërsimi i saj ndodhë natyrshëm. Për njerëzit që iu ndodh kjo gjë e natyrshme, gjithçka bëhet e vështirë kur me kalimin e kohës njerëzit fillojnë ti tregojnë se duke pasur puçrra në fytyre do të thotë se ka diçka të gabuar me ta.

Insistimi i njerëzve për të gjetur një zgjedhje rreth kësaj gjëje të natyrshme zgjatet aq shumë, saqë tek personi me akne krijohet mendësia që duhet gjetur patjetër një mënyre për të pastruar apo rregulluar fytyrën ose ndryshe duhet qëndron larg njerëzve.

Është e natyrshme për njerëzit që të kanë puçrra në fytyre. Kjo e vërtetë ka qenë e njohur për mijëra e mijëra vjet. Dhe e tëra kjo nuk është asgjë më tepër se sa një fakt i natyrshme që tregon se jemi njerëz – diçka që askush nuk duhet ta ndijë për turp.

Elona Beqiraj është një vajze e re, e cila ka për të treguar diçka të gjithë atyre që mendojnë se të jetosh me akne është e turpshme dhe duhet ta mbulosh, e për me tepër edhe ta ekspozosh. Ajo jeton për dy vite me radhë me akne ku për tërë këtë kohë ajo ka përjetuar gjëra që e kanë mërzitur thellë në shpirt.

Elona tregon që aknet e saja më shumë i penguan të tjerëve sesa vet asaj. Realisht Elona nuk ishte e para ajo që e vërejti se ishte më ndryshe se vajzat e moshës se saj, por njerëzit që ishin rreth saj, reagimet e tyre i bënë me dije asaj që diçka nuk po shkon mirë.

“Unë gjithmonë kam vendos foton në Instagram, por n’momentin kur ftyra jeme ka nis me u ba ma e keqe, e unë t’u mos e vërejte që ka “nevoje” për filtra e App’sa ku unë munem me e ndreq ftyren teme e munem me i shlye puçrrat, gja që kam menu që puçrrat nuk t’bajnë ma të keqe, atëherë e kam vërejte qe diçka s’po shkon”. “Ka pas reaksione  prej njerëzve që m’kanë thanë sene që unë demek jam t’u ja gërditë bukën kur po mi këqyrin fotot ose qysh s’po më vjen marre me dal qashtu jashtë e plotë sene. Bile m’kanë thanë qe jam edhe flliqajk”, ka thënë Elona.

Elona tregon që kishte edhe komente pozitive që natyrisht që e lehtësuan kompleksin që asaj kishte filluar ti krijohet, por për të përbënte diçka të pakuptimtë. “Komentet e mira mu m’kanë ba me u ndi mirë, ama prapë jam çudite pse me m’dhanë njerëzit respekt pse unë kam akne. Unë nuk kam ba diçka të veçantë, është thjesht veç akne. Aknet janë ni diçka shumë natyrale.

Pas krejt kësaj, Elona ka kuptu diçka ma shumë se sa krejt të tjerët deri më tash kanë arrit me e kap. “Kur u ba tanë ky pluhun, nuk e pash vetën që te unë asht gabimi. E kuptova që me pas akne nuk është marre dhe qe nuk duhet me u tut me u kanë qashtu qysh është njeri.”

Disa gjëra nuk bëhen kot! Kjo që Elona kaloj natyrisht që fillimin e kishte të dhimbshëm, por tani që ajo ka nxjerr shumëçka nga ky përjetim është më e mira. Ajo tani do të nis një ekspozite me fotografi të njerëzve që kanë akne. “Ideja pse unë kam vendos me e ba këtë ekspozite është për me tregu që nuk duhet me jetu me presionin që doemos mu dok në perfeksion bukur”.

Elona një pjesë të jetës së saj po e kalon në Gjermani, mirëpo ekspozitën e saj nuk ka menduar ta bëjë atje, për faktin që ajo e sheh si më të nevojshme ta bëjë në Kosovë.

“Ekspoziten du me e ba në Kosovë, për shkak se e vërej që ktu ka presion ma të madh. Unë sa herë qe vi në Kosovë, kur të takohem me njerëz që i njoh, gjithmonë para se me m’vetë qysh jam, niherë me pyesin qe çka u ba me ftyren teme. Nashta e di që ata e kanë për të mirën teme, ama shumë ma e rëndësishme është se qysh jam, se sa qysh dokna”. “Tjetra është që në Kosovë njerëzit mendojnë që nëse dikush ka akne është person i flliqt dhe që nuk e man vetën (në kuptimin që nuk kujdeset për vetën), gjë që nuk është e vërtetë dhe për këtë arsye duhet me e realizua këtë ekspozite në Kosovë, për faktin që ka shumë njerëz që nuk mundën me u rrit me vetveten se shoqëria nuk i lejon.”

Për fund, nuk ka si mos të thuhet se ne si shoqëri nuk mund të shpëtojmë pa u komplekesuar. Krahas zhvillimeve dhe ndryshimeve që kemi pasur prapë mbetetemi shoqëri që nuk arrijmë të mendojmë edhe për tjetrin./Revista Barazia

Akne-Elona-Beqiraj Akne-Elona-Beqiraj Akne-Elona-Beqiraj

Akne-Elona-Beqiraj

 

 

Leni nje re