Shokët janë si familje

“Shokët e mi janë si motrat dhe vëllezërit të cilët unë nuk i kam,” më tha një grua. Tjetra më tha që shoqet e saj i çmon më tepër se motrat e saj, sepse ato mbajnë mend çdo gjë nga e kaluara e saj, gjëra që motrat nuk e bëjnë dot, meqë ato nuk ishin aty.

Unë kam intervistuar mbi 80 njerëz për një libër që jam duke e shkruar rreth shoqërisë dhe jam shtangur nga ajo se sa njerëz i konsideronin shoqërinë si familje.
Këto përgjigje dhe mënyrën si njerëzit i shpjegonin ato, vunë dritë në natyrën e shoqërisë, natyrën e familjes dhe më e rëndësishmja: çfarë do të thotë të jesh i afërt me dikë.

Për shoqërinë, ashtu si edhe për familjen, “afërsia” është gjëja me e çmuar e lidhjeve. (Në të dy kontekstet shpesh dëgjoj, “Do të doja të ishim më të afërt”, por kurrë “Do të doja të mos ishim kaq të afërt.”)

Ajo se çfarë njerëzit nënkuptonin me “afërsi” mund të jetë shumë e ndryshme prej secilit, por përgjigjet e tyre më ndihmuan të kuptoj se si shoqëria mund të të bëhet familje – dhe pse unë shpesh them për shokun tim Karlin, “E kam si vëlla.”

Ne u njohëm në kampin veror, kur unë sapo kisha mbushur 15 vjeç dhe shenjat e para të afërsisë tonë u dukën që nga bisedat tona të para adoleshente. Shoqëria jonë vazhdoi dhe u thellua kur ne vazhduam të këmbenim letra që përshkonin distancën mes shtëpive tona në Brooklyn dhe Bronx.

Pas kolegjit, Karli ishte ai i cili e telefonoja në cdo kohë, edhe kur merrja vendime në minutat e fundit për të mos iu bashkangjitur ndonjë aktiviteti apo organizimi. Pas dy dekadave, ne udhëtuam bashkë kur unë i tregova fotografinë e burrit që sapo kisha takuar, duke i thënë që , “Është çmenduri, por mendoj që do të martohem me të”  dhe u martova.

Unë isha aty kur Karli la universitetin Broën për të shkuar në Julliard dhe pas disa vitesh u kthye si gej. Karli i njihte prindërit e mi, kushërinjët e mi, burrin tim të parë dhe miqtë tjerë që kanë qenë të rëndësishëm në jetën time, siç i njihja dhe unë të afërmit e tij. E vizitoj nënën e tij në shtëpinë e pleqve, ashtu siç do ta vizatoja nënën time, po të ishte gjallë.

Nëse jam e mërzitur me ndonjë gjë, e telefonoj atë. U besoj këshillave të tij edhe pse jo gjithmonë i ndjeki ato këshilla. Dhe në fund, më e rëndësishmja është rehatia. Unë ndihem shumë rehat kur jam në shtëpinë e tij dhe ndihem tejet e lirë të jem vetëvetja pranë tij.

Nuk është se ne nuk e nervozojmë njëri-tjetrin. Nëse do të kishte një film të animuar për një çift të martuar, do të ishte në këtë mënyrë: Një grua e cila po qëndron në kuzhinë i thotë burrit të saj, “A ka ndonjë gabim tjetër që mund të bëjë për ty?” Ndonjëherë ndihem sikur çfarëdo që bëj, sipas Karlit duhet ta bëjë në një mënyrë tjetër.

“Ne jemi të afërt” nga përgjigjet e njerëzve që intervistova mund të nënkuptontoja që ata/ato flasin për gjithçka mes veti ose takohen shpesh ose nuk shihen shpesh, por kur takohen, është sikur të ishin gjithmonë bashkë. Ata/ato rifillojnë aty ku e kanë lënë. Dhe ndonjëherë “afërsia” nuk e nënkupton asnjërën nga ato që i përmenda më lartë, por ndonjëherë është një lidhje e veçantë, një lidhje e zemrës.

Po ashtu ka dallime mes “gjithçka”-së, tek fraza “Ne flasim për gjithçka”. Në një mënyrë mund të jenë shumë gjëra të rëndësishme, tema shumë personale apo detaje të parëndësishme. Një grua tha për një shoqe të saj, “Ne nuk jemi aq të afërta, ne nuk flasim për problemet e fëmijëve tanë,” ndërkaq, tjetra tha, “Ne nuk jemi aq të afërt, ne nuk flasim për atë se çka do të përgatisim për darkë,”

“Si familje” do të thotë të bësh plane pa planifikuar: Ti mund veç ti telefonosh dhe t`iu thuash, “Une veç sa bëra lazanje. Pse nuk vjen për darkë?” ose ti mund ta ftosh vetën: “Nuk ndihem edhe aq mirë me disponim. A mund të vi për darkë?”

Shumë fëmijë të rritur dëshirojnë që prindërit ose motrat e vëllezërit t’i pranojnë ashtu siç janë, jo siç dëshirojnë ata të jenë. Ky synim mund të realizohet veç në shoqëri. “Ajo më kupton mua,” tha një grua për shoqën e saj. “Kur unë jam me të, unë mund të jem vetvetja.”

Ashtu si edhe familja, shoqëria që e konsideron si familje mund të të sjellë jo vetëm lumturi, por edhe dhimbje. Sa ma i/e afërt të jesh, aq më shumë ka mundësi të lëndohesh, duke të të zhgënjyer, duke të të lënë anash ose tradhtinë më të keqe, duke vdekur. Kur një shok/shoqe të vdes, një pjesë e jotja vdes gjithashtu dhe ti humb përgjithmonë eksperiencat dhe shakatë që i bënit bashkë. Një grua në të 70tat që po mbante zi për shoqën e ngushtë tha që pjesa më e vështirë është që nuk mund ta thërrasësh dhe ti tregosh se sa keq ndihesh për vdekjen e saj.

Boshllëqet që shkaktohen nga të afërmit që i kemi larg ose nuk i kemi fare në rrethana të ndryshme, mund të mbushen nga shoqëria që e konsideron si familje.

 

Shkruan Deborah Tannen, profesoreshë në universitetin Georgetown

Përgatiti për BAMagazine: Gentrina Nuka

Leni nje re