LETRA E PLOTE

S’e besoj që e kam kaq të shkurtër jetën dhe s’e di sa do mund të jetoj, po shkruaj këtë letër për familjen dhe disa persona të veçantë. Kur ta shihni, ju lutem mos qani, ky ishte fati im. Mami, babi ju dua shumë! Mos u mërzisni, kështu ishte e shkruar, nuk kemi çfarë të bëjmë. Doja t’ju kërkoj ndjesë që po iki kaq e re. Ju dua, ju mblidhni forcat! Ndoshta s’jam me ju, po jam në zemrën tuaj.

Vëllezërit e mi të dashur Neri, Enea, yjet e motrës, mos u mërzisni! Do jem pranë jush, edhe pse nuk jetoj më, ju kërkoj ndjesë që po iki kaq shpejt, po do jem në zemrën tuaj.

Elis, ti je dashuria e jetesës sime. Më fal që nuk jam me ty, të lash vetëm, por do jem me ty çdo çast, minutë, sekondë. Të premtova do të doja deri në vdekje, ja të desha, më ke bërë pikë në zemër.

Kujtim, ti je njeriu që pata pranë çdo çast, je vëllai im. Ishe ti që më ndihmove të eci para. Kur të bija, të ngrija kokën dhe thosha s’kam gjë. Jam mirë, po dhe tani jam mirë. Më fal që po iki, po kështu ishte e shkruar.