T’ia kthejmë borxhin Arditës, ta shpëtojmë atë!

Ardita Kabashi Gollopeni, është gruaja që preku thellë zemrat e të gjithë atyre që dëgjuan për të.

Ardita nuk e kishte fatin që të mos preket nga semundja e kancerit. Ajo një vit më parë është diagnostifiguar me kancer malinje në gji dhe pas disa operacioneve ajo ende po lufton me këtë sëmundje. Prandaj sot pas një insistimi të gjatë, shoqja e Arditës arriti ta bindë atë që të kërkojë ndihmë për të. Përmes një postimi të Donjetës, shoqës së Arditës, me gjithë zemër e shpirt kërkohet ndihmë për shoqën e saj.

Dikur Ardita ishte vet ajo që kërkonte ndihmë për të shëruar femijet në nevojë, prandaj ne sot duhet t’ia kthejme borxhin që e kemi për të.

Në vijim ju mund ta gjeni të plotë shkrimin që prekë thellë zemrat e secilit:

“Po më duhet me nise një Lutje të madhe, po shumë të madhe .. Dikur me shoqen time kërkoja ndihmë për ti ndihmuar familjet në nevojë femijet me semundje të ndryshme, ajo ndihmojë shumë familje e shërojë Argjendin e vogel..
Mirëpo sot shoqe të dashura mua më vjen puna ngusht, aq ngusht sa që me zë të lartë ju kërkojë të më ndihmoni për shoqën time e cila tash e një kohë lufton semundjen e rëndë,sëmundjen e poshtër që po prekë shumë njërez të ri e të vjeter.. me mllef të madh po e them kjo sëmundje preki edhe shoqen time, ajo me gjithë forcën po e lufton tash e një kohë të gjatë këtë sëmundje por prap nuk po e lë rehat dëshiron të na mposht por nuk do ta lejojmë..Ju lus me shpirt e me
zemer të kput ndihmomni qe shoqja ime të ja dal e të vazhdoj të shohë buzqëshjen e dy vajzave të vogla..unë vetë nuk po mundem me ja jep shendetin tim …

Ardita Kabashi para një viti u diagnostifikua me kancer malinje ne gji (operohet në Spitalin Amerikan).. pas një viti ajo përseri diagnostifikohet me qeliza kanceri në kokë ku i duhet përseri të operohet ( operacion ky që u krye në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë nga dr.Mentor Petrela) pas këtij operacioni Arditës prap i duhet me hy në operim në gju sepse i është dëmtuar komplet miniskusi..(operacion ky i cili kryhet në Spitalin Amerikan). Ajo kalon gjithë këtë sfidë, por pas gjithë këtyre, shoqja jem prap nuk ndihet mirë dhe bënë rezonancen magnetike ku përseri dalin qeliza kancerogjene në dy pjesë tjera… ajo kësaj radhe do të nisë udhtimin e saj për në Turqi të fillojë trajtimin që edhe kesaj here të ja dal… Mirëpo këtë herë na duhet ndihma financiare që shoqja jonë të kthehet afër vajzave të vogla e afer familjes së ngushtë…

Ardita neser në orët e para të mengjesit do të hap një konto private dhe do ta postoj këtu… mirëpo edhe tek unë mund të drejtoheni (më kontaktoni mua në privat ose në llogarinë e facebook-ut të Ardita Kabashi ), do ta organizojmë edhe takime në secilin qytet të mbledhim mjete dhe do t’iu tregoj për ditën dhe orën..
Ne fund po e mbyli duke ju kërkua ndihmë me gojë plotë…

Ardita ka nevoj për neve të gjithë bashkë ta ndihmojmë dhe të shohim se si mrekullitë egzistojnë…”. Revista Barazia

 

15203306_10209892249556309_43469480608818025_n 15230611_10209892250036321_4350712698231186592_n

Leni nje re