“ A nuk jam unë grua” Fjalimi i famshëm i Sojourner Truth, aktiviste për të drejtat e grave Afriko-Amerikane më 1851

Sojourner Truth (1797-1883): A nuk jam unë grua? dorëzuar në 1851 – Konventa e grave, Akron, Ohio.

E pra, fëmijë, ku ka shumë dallavere aty duhet të ketë diçka jashtë gjendjes së punës. Unë mendoj se në mes të njerëzve me ngjyrë të Jugut dhe gratë në Veri, të gjithë janë duke folur për të drejta, ku burrat e bardhë do të jetë në një gjendje të vështirë shumë shpejt. Por çfarë është e gjithë kjo që po flitet? Ai njeriu atje thotë se gratë duhet të ndihmohen në bartjen e vagonave, dhe të ngriten mbi gropa, për të pasur vendin më të mirë kudo. Askush ndonjëherë nuk më ndihmon mua t’i bartë vagonat, ose t’i bartë ato mbi pellgje të baltës, apo edhe nuk më ofron ndonjë vend më të mirë! A nuk jam unë grua? Më shikoni! Shikoni krahun tim! Kam lëruar dhe kam mbjellur, kam mbëledhur në hambare, saqë asnjë burrë nuk mund të më kalonte! A nuk jam unë grua? Unë kam mund të punoj dhe të ha aq sa ha një burrë – kur kam pasë mundësi të kem ushqim të mjaftueshëm – dhe kam mundë t’i mbajë edhe zingjirët si pranga. A nuk jam unë grua? Unë kam lindur trembëdhjetë fëmijë, dhe i kam pa të gjithë duke u shitur për skllavëri, kam qarë me vajtimin e nënës sime, por askush përpos Jezusit nuk më dëgjoi mua! A nuk jam unë grua? Pastaj ata flasin për këtë gjë në kokë; çfarë është kjo që ata e quajnë? [Anëtarët pëshpërisin në audiencë, “intelekt”] Kjo është ajo, pikë, e dashur. Çfarë ka kjo të bëjë me të drejtat e grave apo të drejta të njerëzve me ngjyrë? Nëse kupa ime mbushet veç një çikë, por kupa e juaj ëdhtë e mbushur një kuart, a do të ishit aq të këqinjë sa nuk do më lejonit të ma mbushnit pak kupën nga e juaja? Pastaj, ai burri shtatshkurtë me ngjyrë që thotë se gratë nuk mund të kenë të drejta sa burrat, sepse Krishti nuk ishte grua! Nga ka ardhur  Krishti juaj? Nga ka ardhur  Krishti juaj? Nga Zoti dhe nga një grua! Burri nuk kishte të bënte asgjë me të. Nëse gruaja e parë Zot e bërë ndonjëherë ishte mjaft e fuqishme për ta rrotulluar botën e vetme, këto gra së bashku duhet të jetë ato që janë në gjendje të kthejnë në normalitet përsëri! Dhe tani ato po insistojnë për të bërë botën mbarë, e burrat më të mirë le t’i lejojnë. Ndjehem e obliguar që më dëgjuat, dhe tani Sojourner e shtyer në moshë nuk ka asgjë më shumë për të thënë.

Leni nje re