Nëna pyet në internet: “Si ta bind djalin të tërhiqet nga baleti?”

Një nënë shkaktoi  debat online kur ajo pyeti prindërit në një grup se si ta bënte djalin e saj të heqë dorë nga baleti.
Nëna në fjalë u shpreh duke thënë se donte që djali i saj 9 vjeçar të merrej me një sport si futbolli ose regbi:

“Shumica e djemve luajnë futboll, kështu do dëshiroja që edhe im bir të merrej me një sport për djem, si futbolli.”, shkroi ajo. “Unë po i tregoj atij sa mirë do të ishte nëse ai do të luante futboll, regbi dhe karate, por ai nuk tregon interes. Ai merret me modelim.. Unë nuk mendoj që i përshtatet baleti atij. Ndonjë ide?”

Postuesja mori komente të ndryshme prej prindërve duke e cilësuar si “seksiste” dhe duke i thënë që duhet ta linte djalin e saj të bëntë atë që donte:
“Djali yt i gjorë, që paska një nënë kaq seksiste sa ty,” shkroi një komentues/e. “Lëre të merret me balet, lëre të bëjë atë që ai dëshiron ta bëjë.”
Një tjeter person shkroi: “Lërë ti bëjë gjërat për të cilat ai ka interes dhe dëshiron t’i bëjë. Është viti 2016! Djemtë nuk lozin vetëm futboll, sikurse jo të gjitha vajzat bëjnë balet.”
Një nënë komentoi: “Falëndero yllin tënd me fat, meqë dëshiron të mirret me një vallëzim si ky. Çfarë të themi për ato nëna, fëmijët e të cilave nuk i lëshojnë video lojërat nga dora, duke mos lëvizur nga shtrati?”

Pas shumë përgjigjeve negative, postuesja filloi të arsyetohej: “Unë nuk mendoj që djemtë nuk mund të bëjnë balet. Unë nuk po them që baleti është i keq, ama nuk mendoj që baleti mund t’i ndihmojë në karrierë, si shumicën e djemve të tjerë që mirren me sporte. Kështu që të ketë shanse, duhet të merret me diçka të tillë, me sporte të tilla si djemtë e tjerë.”

Por, shumica nuk ishin të kënaqur me përgjigjen e saj: “Si mund të ketë baleti efekt në karrierën e tij?” replikoi një person. “Unë nuk shoh ndonjë lidhje me karrierën e tij. Gjithsesi, më mirë të merret me një sport që i pëlqen, nuk është e nevojshme ta shtyesh të merret me një sport që ai nuk e dëshiron.”
Dikush tjetër u përgjigj: “Ai është 9 vjeç, për hir të Zotit.” Ai është veçse një fëmijë. Është koha kur ai duhet të provojë gjëra të reja, të bëjë gabime, t’i njollosë duart dhe të fitojë eksperienca.”

Leni nje re