A kanë nevojë fëmijët që ndonjëherë t’i urrejnë prindërit e tyre?

Shoqëria jonë është shoqëri e miteve . Shumë rrallë has në njerëz që edukimin në familje e shikojnë me sy kritik, por edhe ata të cilët guxojnë t’i thonë gjërat troç e ashtu siç janë, gjykohen ashpër nga shoqëria, dhe simfonia e moralizmave s’ka të ndalur.

Shumë rrallë fëmijët guxojnë të shprehen nëse janë të kënaqur apo të pakënaqur me familjen dhe prindërit e tyrë, dhe kur ata e bëjnë një gjë të tillë, sigurisht se nuk pritet mirë.

Por, a kanë nevojë fëmijët që ndonjëherë t’i urrejnë prindërit e tyre?

Një panel i ekspertëve thotë se ashtu siç fëmijët kanë nevojë për tu edukuar, ata gjithashtu kanë nevojë të ngrihen kundër dickaje.

“Është shumë e shëndetshme nëse fëmijët mendojnë se ata kanë lindur në një familje të gabuar,” insiston Lori Gottlieb, në sesionet rreth ideve të prindërimit. Ai argumenton se prindërit sot po rrisin fëmijë, të cilët vazhdimisht kërkojnë të kujdesen për ata, dhe kjo nuk është një gjë e mirë, sepse fëmijët duhet të kenë hapësirën e tyre për të pëlqyer një gjë apo për të krijuar diçka duke u mbështetur në veten e tyre. Ata duhet të kenë mundësi të gjejnë se kush janë, dhe jo domsdoshmërisht ata duhet të ndihen se janë ajo çfarë prindërit e tyre janë, apo familja.

Lawrence Cohen, autor i librit “ Playful Parenting”, pajtohet me të. Në këtë libër, ai gjithashtu shtjellon idenë e nevojës që fëmijët të ngrihen ‘kundër’ diçkaje. Vetëm në këtë mënyrë, fëmijët do mësojnë së ka dy anë të gjërave, mes të cilave ata duhet të ndihen se gëzojnë ‘luksin’ të zgjedhin cila dëshirojnë të jenë.

Ndërkaq Erika Christakis, mësuese në Harëard tregon një shembull ku ky lloj i ‘përkëdheljes’ mund të çojë. Si një nga momentet e saja më të paharrueshme, ajo ndan një letër nga një student i saj, i cili nuk kishte arritur të ndjekë plotësishtë programin mësimor, dhe u kishte shkruar:

“Unë jam shumë I habitur me këto që ju keni gjetur dhe nuk jam i sigurtë se si ka ndodhur kjo”, pasi e kuptoi se disa afate provimesh kishin kaluar. “Une jam gjithashtu i befasuar se si ju nuk më keni njoftuar më herët për gabimet e mija, në mënyrë që unë t’i përfundoja në kohë këto detyra. Çfarë më sygjeroni ju që të bëj?”.

Ide të mospërkiturit në familje, kanë patur edhe gjenitë e shkencave dhe letrave. Ta kujtojmë Frojdin, Kamyn etj…

 

Leni nje re