Ora e diplomacisë prishtinase…nga libri ” Qyteti dhe Dashuria”

Nga: Eliza Hoxha

Përtej rolit si kryeqendër e Kosovës në shërbim të të gjithëve, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës -Prishtina ka dhe një detyrë tjetër që i vjen përpara, atë të diplomacisë, reprezentimit të shtetit, përmirësimit apo edhe konstruktimit të imazhit të saj dhe njohjeve të reja. Përtej imazhit vetjak që Prishtina duhet ta shfaq përpara botës, përmes saj copëza të tjera imazhesh dhe vlerash nga pjesë eqytete të ndryshme të Kosovës duhet të përmblidhen në mozaikun e përgjithshëm i cili do ta brand-oj Kosovën në të ardhmen. Në këtë kontekst gjithmonë na vijnë përpara disa pyetje qensore:

  • Cilat janë vlerat unike të Kosovës, apo me çfarë mund tëidentifikohet ajo në botë?
  • Cili është imazhi apo fytyra e kryeqendrës së Kosovës përpara botës?
  • Sa është e rëndësishme diplomacia publike dhe njëkohësisht format e reja të diplomacisë si ajo sociale dhe kulturore?
  • Kush janë njerëzit apo dhe përfaqësuesit nga sferat e ndryshme civile të cilët mund të jenë pjesë e procesit të brand-ingut të Kosovës përtej diplomacisë zyrtare – publike?
  • Si brand-ohet Kosova dhe çfarë e dallon branding-un nga marketingu?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet e shumta që pata rastin ti shtjellojë bashkë me një grup grashë kosovare si pjesë e programit HopeFellowships – korniza “Diplomaci dhe Demokraci” të organizuarnga Këshilli Kombëtar Shqiptaro – Amerikan dhe të përkrahur nga USAID për 6-javë në Washington DC. Për herë të parë termi “ nation branding” apo branding-u i kombit“është përdorur në vitin 1990 nga Simon Anholt si një mundësi e aplikimit të strategjive të marketingut për promovimin apo krijimine imazhit të shteteve në veçanti”.

Në këtë kontekst Kosova veç sa ka filluar të shfaqet dhe përtej një imazhi të luftës, konfliktit, korrupsionit dhe ndodhive të tjera negative për të cilat ajo ka qenë në qendër të vëmendjes ndër vite, tani duhet të filloj konstruktimin e një imazhi pozitiv por gjithherë të bazuar në vlerat e vërteta, në përmbajtje dhe në atë çfarë e bënë unike Kosovën si shtet. Në këtë rrugëtim rreziku është mjaft i madh që përtej një branding-u real dhe njëkohësisht vizionar, procesi të shndërrohet në një fushatë të tipit “ wish list” apo projeksion se si kishim dashur Kosova të jetë. Ky lloj imazhi sipërfaqësor sado joshës, atraktiv dhe i bukur të jetë është jetë shkurtër dhe shpesh edhe mund të na kthehet boomerang. T’i përmendim vetëm disa aktivitete të cilat Kosovës i kushtuan shumë para, përderisa ndikimi në përmirësimin e imazhit nuk ishte ai i prituri. Një nga vlerat për të cilat përmendet Kosova është popullata e re në moshë , e cila mund të shihet si aset por që njëkohësisht në një kontekst me ekonomi jo shumë të zhvilluar çfarë është Kosova ky aset mund të shndërrohet në barrë apo problem. Kujtojmë fushatën e të rinjve “young europeans” e cila përtej disa fytyrave të reja, të njoma të bukura dhe të veshura me shije , la shumë për të dëshiruar. Dikush mund të pyes përse?

Është fare e thjeshtë. Kush janë këta të rinj me të cilët ne përfaqësohemi, çfarë vlere dhe titullari paraqesin ata për Kosovën përbrenda, përtej faktit të të qenit të ri në moshë. Çfarë i bënë ata të jenë “role model” për të rinjtë e tjerë kosovar dhe çfarë i shquan ata të jenë fytyra e Kosovës që duhet të perceptohet nga jashtë. Përgjigjet janë fare të thjeshta .Përtej imazhit duhet të fshihet përmbajtja e cila e bënë gjithë Brandin të besueshëm dhe me vlerë. Në krejt këtë proces, sado të rinj që jemi ka disa pyetje të cilave duhet të mundohemi t’u japim përgjigje…

A e dinë qytetarët e Kosovës se çfarë nënkupton “Nation Branding”, pse bëhet dhe përçfarë shërben ai.

Disa edhe e dinë sigurisht, ngase ka njerëz të shumtë nga bota e artit e kulturës dhe jo vetëm, që shpesh në mënyrë vetjake bëjnë shumë më shumë në përmirësimin apo krijimin e imazhit ndryshe të një shteti , aty ku diplomacia tradicionale edhe mund të ketë ngërçe apo ngecje. Ata njerëz sot gjithandej nëpër botë legjitimohen si “ushtria “ e diplomacisë sociale apo kulturore , duke qenë njerëz me bagazh, personalitete me peshë publike në vendin ku përkasin apo prej nga vijnë. Dhe, nuk thonë kot se aty ku diplomacia tradicionale dështon , llojet e tjera të diplomacisë vijnë në shprehje si procese nga poshtë – lartë dhe që në mënyrë më të sofistikuar ndikojnë në imazhin e një shteti.Në këtë kontekst, atë që diplomacia tradicionale po mundohet ta bëjë tash e katër vite , këngëtarja Kosovare Rita Ora e bëri vetëm më një hap. Ajo zgjodhi që Prishtinën ta sjell në sytë e botës dhe ti jap shkëlqimin e saj prej ylli që ka filluar të shndrit ndër kombëtarisht. Gjithë energjia e të rinjve, gjithë brishtësia e një shteti “ NEWBORN”, gjithë përplasjet dhe gërshetimet midis të resë dhe të vjetrës, rrugëve me kalldrëm dhe motoristëve cool, u bënë pjesë e videos së këngës “ Shine your light” me një qëllim të vetëm, për ti dhënë një dritë të re dhe një imazh të ri Kosovës.Ora e bëri diplomacinë e saj e cila Prishtinës nuk i kushtoi me asnjë cent të vetëm, por që e vuri atë si pikë referente në rrjetin e komunikimit global muzikor. Dhe, përtej nderit që Ora i bëri Prishtinës dhe tërë Kosovës , mendoj se Prishtinës i ka ardhur Ora që të filloi ti legjitimoj edhe shumë pjesëtar të “ushtrisë”së diplomacisë sociale/kulturore që veprojnë përbrenda në tërë Kosovën .

Por që, fillimisht për gjithë këtë nder të Orës, Kosova duhet të nis duke e nderuar dhe legjitimuar Orën si një ambasadore të kulturës Kosovare në botë. Në këtë formë, kur fytyrat e reja, të bukura e shndritëse të Kosovës përfaqësojnë përmbajtje dhe vlera universale, Kosova nuk do të jetë më përjashtim nga paleta globale. Në të kundërtën joshja vizuale si komunikim i parë do të jetë vetëm karta e parë për mirëseardhje në Kosovën me vlerat e saj të vërteta.

Në këtë rrugëtim duke qenë të sinqertë me veten dhe me përzgjedhjen e përfaqësuesve tonë diplomatik, të tjerët do të fillojnë të reflektojnë sinqerisht, me dashamirësi dhe besueshmëri për Kosovën. Prandaj, është koha e duhur që Prishtina/Kosova të nis ta ndjek Orën e diplomacisë shumë dimensionale për një imazh ndryshe.

Rita e bëri! Po ne? Çfarë po bëjmë ne apo ndoshta çfarë mund të bëjmë ne? Kjo është pyetja e parë që duhet të ia bëjmë vetes sonë të gjithë çdo ditë. Çfarë kemi bërë ne për shtetin para se të kërkojmë diçka prej tij. Secili nga ne, kush në pikturë, kush në muzikë, kush në fizikë, e kush në letërsi, kush në informatikë e kush në politikë nëse japim më të mirën për vendin tonë, ai do të filloi natyrshëm të duket ndryshe, të frymoj ndryshe dhe të ketë kuptim për ne. Ai do të piqet natyrshëm për të na i dhënë prapa frytet e tij dhe për të na shërbyer mirë, vetëm nëse ne i shërbejmë çdo ditë në të mirë atij.

Pikënisja është fare e thjeshtë.Së pari duhet të fillojmë ta duam vendin tonë, vërtet!

 

1 comment

  1. Instagram volgers kopen 22 December, 2016 at 20:38 Reply

    For example, Actor Charlie Sheen used streaming
    video in promoting his personal brand, and streaming
    video is now a significant fantastic way to monetize on your own talents.

    For that reason, social networking has developed into a
    favorite among both seasoned and new entrepreneurs.
    The updates may be by what they ate for lunch or relating to new gym membership. http://mimosatwig8.ampedpages.com/News-On-Uncomplicated-Systems-In-instagram-3261134

Leni nje re