NJE VIDEO INFORMUESE

Gerda Hedvigu Lerner (30 Prill 1920 – 2 Janar 2013), ishte historiane, autore dhe mësuese. Ajo ishte profesoreshë meritore e historisë pranë Universitetit e Wisconsin në Madison të SHBA-ve, dhe ishte vizitore e rregullt në Universitetin Duke, ku  mbante ligjerata edukative për historikun dhe emancipimin e gruas.

Lerner ishte një nga themelueset e degës së historisë së grave, dhe për një mandat ishte Presidente e Organizatës së Historianëve Amerikan. Ajo ka luajtur rol kyç në zhvillimin e kurrikulave të historisë së grave, ku me 1963 ka disajnuar  kursin e parë në botë ku ligjerohej historia e gruas. Këtë kurs Lerner e ligjeronte pranë “New School for Social Research”.

“Askush nuk na dha neve asgjë … historia e gruas është treguar nga pikëpamja mashkullore. Dhe historia e vërtetë është se përkundër këtyre qindra viteve të diskriminimit dhe harresës, gratë ngulmuan se ato kanë një histori, dhe ne u desht të fitonim çdo hap të rrugëtimit, Neve na është dashur të fitojmë të drejtën të tregojmë tregimin tonë ” (Lerner, 2012).

Leni nje re