Unë isha vajzë!

Shkruan: Vjosa Kabashi

Ishin fillesat e para të jetës time, atëherë kur te tjerët po jetonin në mes të tymit të pushkës dhe krismës së plumbit. Unë kisha fatin të jem motra e një vëllai në shtëpi, dhe barra për mua ishte më e rend ngase përpos presionit të luftës unë kisha edhe diçka tjetër që më bënte me pak të rëndësishme se ai.

Unë isha vajzë!

Të them të drejtën me vëllain  tim  jo se shkonim keq, ai ishte gjithmonë i pari dhe unë vazhdoja ta ndjekja gjithmonë pas, megjithatë  mendja nuk ma merr nëse u mirëprita në shtëpi!

Koha dhe njerëzit kërkonin të isha djalë, ndoshta për tu bërë krah pushke, por ndoshta edhe pse fryma e ngurtë burrërore kishte shtrënguar çdo gjë.

Tani nga te tjerët ndoshta po shihesha vetëm si barrë dhe jo si lehtë`si për ta. Unë kjo pjesëtare e re,  me gjasë do ta kisha të njëjtin fat me mijëra vajzave të tjera të vendit. I kujtoj fare mirë të gjitha momentet qartë edhe atëherë kur gratë luftonin me gjoks.

Ato tashme kishin humbur gjithcka nga vetja, tani ato luftonin për tu treguar sa më “burrnesha” dhe  jetonin vetëm si shqiptare dhe jo si gra. Duke frymuar në këtë ambient natyrisht që jeta për mua dhe moshataret e mi nuk filloj njëjtë sikurse për ata të vendeve të çliruara.

Fëmijëria ime gjënë e parë që më mësoj ishte lufta, gjë që më bëri të mendoj që gjithmonë duhet te mbrohem nga i “huaji” dhe se burrat janë ata që duhet të merren me politiken e gratë të mësojnë prej tyre se çfarë po ndodh.

Ndonëse isha shumë e vogël, tani falënderohem që nuk isha më e rritur, ndoshta do ta kisha fatin e sa e sa grave te dhunuara për të cilat vazhdoj të lutem edhe sot që koha t’ia humbasi dhimbjet. Gratë në atë kohë e kishin një situate të vështirë para vetës që rrezikoheshin te mbesin pa e ditur si do tia benin me jetën./Revista Barazia

Leni nje re