Motrat Mirabal, vrasja e të cilave më 25 nëntor 1960 u bë shkak që kjo datë të bëhet kujtesë për dhunën që ushtrohet ndaj grave.

Tre motrat Mirabal: Aida Homeland, Minerva, Maria Teresa u bënë shkas, që më çdo 25 Nëntor ne shënojmë ditën internacionale për eleminimin e dhunës ndaj grave.

Motrat Mirabal, iu kundërvunë regjimit të Rafael Trujillos, një ndër njerëzit më të korruptuar dhe të dhunshëm të Amerikës Jugore.

Aida Homeland, Minerva, dhe Maria Teresa Sormazzana themeluan lëvizjen “14 Qershori”, një rrjet i rezistencës aktive në botë, që po provonte të tregonte se çfarë në të vërtetë po ndodhte. Emri i tyre illegal ishte ‘Fluturat’ ( Butterflies).

Ato e dinin se po rrezikonin jetën e tyre, por të rrije në heshtje dhe të bëheshe sikur s’po ndodhte asgjë, do të ishte edhe më keq.

Minerva dhe Maria Teresa u burgosën, por nuk u torturuan falë kundërshtimit  ndërkombëtar të regjimit të Trujillos, ndërkaq  burrat e këtyre dyjave dhe Patria, të cilët ishin të përfshirë edhe në aktivitetet nëntokësore, ishin burgosur në La Victoria, në burgun e Santo Domingos. Ato u vranë më 25 Nëntor, të vitit 1960, deri sa po shkonin ti vizitonin burrat e tyre nëpër burgje: njerëzit e Trujillos i ndalën në mes të rrugës, i vranë, i futën në veturë dhe vdekjen e tyre e bënë të duket si aksident. Motra e tyre e katërt, Dede, i shpëtoi vrasjes dhe u bë nënë për të gjithë fëmijët e mbetur që ato lanë pas. Pasi Trujillo u vra në maj të vitit 1961, General Pupo Román, pranoi se motrat u vranë nga Victor Alicinio Peña Rivera, krahu i djathtë Trujillo, së bashku me Ciriaco de la Rosa, Ramon Emilio Rojas, Alfonso Cruz Valeria, dhe Emilio Estrada Malleta, pjesëtarë të forcës së tij të policisë sekrete.

“Pa marrë parasysh se sa herë Trujillo do t’i burgoste ato, pa marrë parasysh se sa shpesh ai do tu konfiskonte pronën dhe t’i linte pa asgjë, Minerva, Patria dhe María Teresa do të refuzonin përherë  të heqnin dorë nga misioni i tyre për të rivendosur demokracinë dhe rikthyer liritë civile të popullit të tyre.” Motrat Mirabal janë kthyer në simbol të rezistencës dhe feminizmit kudo në botë.

 

 

 

Leni nje re