FOTOGRAFJA QË PO THYEN TABUTË

Fotografia më tepër është parë si një profesion i burrave, paçka kohëve të fundit vajzat dhe gratë kanë nisë ta përqafojnë si profesion, njëkohësishtë duke i kontribuar edhe thyerjes së stereotipeve gjinore në shoqëri.

Nëpër rrjetet sociale, bujë të madhe pati bërë fotografia e Brigela Demaj, fotografe kjo nga Shkodra, e cila kishte vendosur dy lesbike duke u puthur në sheshin e qytetit, për njërën nga festat tona fetare. Fotografia e Brigelës ironizonte ngushtësinë e religjioneve për tu dhënë njerëzve të drejta dhe liri të jetojnë në mënyrën që njerëzit duan, dhe të jenë ata që duan të jenë dhe ata që janë, pa u gjykuar.

Në Kosovë, një guxim i tillë është pak më i rrallë, dhe gati i paparë deri më sot. Për të thyer paragjykimin se trupi i grave është turp me u ekspozu, Bardha Goga, fotografja e re nga qyteti i Ferizajt, ka marrë përsipër këtë sfidë. Ajo tha se: “duke punuar për të tjerët, kam mësu se duhet me i vu qëllim vetës që një ditë të arrish të punosh për veten tënde”, dhe në fund Bardha, i’a ka dalë të realizojë ëndërrën e saj të të qenit fotografe, dhe të punojë si grua e re e pavarur nga të tjerët.

Ajo çka është e veçantë në punën e Bardhës, se të jetuarit në një qytet provincial nuk i’a zbeh guximin dhe nuk e ndalon dot në qëllimin e saj për t’i kontribuar edhe kauzës feministe përmes fotografisë. Me përkrahjen e familjes, domosdo e nevojshme në një shoqëri si e jona, ajo thotë se do ia dhurojë Ferizajit shumë shpejtë një ekspozitë të veçantë, me plot shpirt brenda, sepse qyteti vërtetë ka nevojë për këtë lloj arti.

Para disa ditësh, fotografja mori pjesë në ekspozitën “Festivali I Fotografisë”, me një foto gjysëm nudo, e cili domosdoshmërisht u konsiderua si guxim dhe mori kritika pozitive. Sipas kritikës, kjo lloj fotografie do vazhdoj t’i priej thyerjes së tabuve në shoqërinë tonë mbi trupin e vajzave/grave, si një ‘gjë’ e ndaluar, që nuk guxon të zbulohet.

E pyetur nga ne se cila është vështirësia e të fotografuarit vajza/gra nudo, Bardha tha: “ Në fotografitë nudo, kurdoherë që I nxjerrë, njerëzit kërkojnë me e dijtë se kush është ajo që i kam bërë foton, më shtronjë një lloj presioni për ta nxjerrë prej meje atë lloj informate, duke  mos u shku në mend se sekreti mes fotografit dhe protagonistës ( në këtë rast) në foto është i shenjtë për mua. Dhe, gjëja tjetër e dhimbshme e kësaj pune është se njerëzit të cilët nuk e njohin artin e kanë të vështirë ta kuptojnë konceptin e fotografive nudo – artistike të cilat i ekspozoj unë, dhe kolege të mijat kudo që janë.”/Revista Barazia

nnudo

©Bardha Goga

 

 

Leni nje re