Organizohet marsh kundër dhunës së grave në Prishtinë

Në ditën ndërkombëtare të eleminimit të dhunës ndaj grave është organizuar një marsh nga Rrjeti i Grupit të Grave. Qëllimi i këtij marshimi është i njohur tashmë. Aktivistet e këtij grupi ftojnë të gjithë qytetaret që në orën 12:00 të marshojnë në sheshin Zahir Pajaziti.

Në njoftimin e tyre thuhet ”Ftojmë të gjithë qytetarët, gra dhe burra, të marshojmë kundër çdo forme të dhunës ndaj grave sot në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti””.

Në Kosovë janë përherë të nevojshme organizime të tilla, duke u bazuar në ngjarjet e fundit, ku si shkak i dhunës dhe i keqtrajtimit, shumë gra e vajza humbën edhe jetën./Revista Barazia

15202776_1253826061344408_7327924639477098021_n

15220005_1253826108011070_661510254835991515_n-1

Leni nje re