mesuesja

MËSUESJA VLERËSON ME NOTË 2-SH NXËNËSIN E KLASËS SË PARË

Arsimi në Kosovë në të shumtën e rasteve është vleresuar si institucion i dobët edukativ. Kjo për arsyje të shumta dhe të panumerta. Këtë të vërtetë e mbështetë fuqishëm një ndodhi e këtyre ditëve, ku mësuesi/ja noton me notë të dobët një nxënës të klasës së parë.  Kjo jo për shkak së 6 vjecari nuk i kishte kryer detyrat që mesuesi i kishte dhënë, por sepse përpjekja e tij ishte vlerësuar me notën 2-sh.

Reagimin në rrjetet sociale e kishte bërë një grua e afërt më nënën e fëmijut, duke pyetur se si e vlerësojnë të tjerët një dhunë të tillë nga ana e mësuesit, kur kuptohet se mësuesit duhet të jenë kurajoz, dhe të kenë shumë kujdes se si veprojnë apo sillen me fëmijët.

Postimi i saj ka nxitur që të reagojnë edhe shumë individë të tjerë, duke e vlerësuar jashtëzakonisht të dëmshëm vlerësimin denigrues të mësuesit ndaj një 6 vjeçari, marrë parasysh se një farë mënyre është mësuesi ai i cili drejton ‘fatin’ e një nxënësi.

Dëmet që mund të ketë shkaktuar ky vleresim tek nxënësi,  i tregon studiuesja sociale Valbona Bajrami, e cila thotë “Vlersimet negative tek moshat minorene, ndikojnë negativisht në formimin social, dhe në hipotezat se çfarë vetëbesimi do të të krijoj fēmiju në veten e parë, kur ta zëmë, gjatë etapave të socializimit, edhe nëse ka dhënë mund për detyrë të obliguar, është denuar me vlerësim të dobët. Ky fenomen, është fajsi tipike e gardianit ose i mësimdhanësit, që luajnë rol konkludues për vlerësimin e fëmijëve, e që indirekt në këto vlerësime marin parasyshë vetëm bindjet e veta, pa e marë për bazë se një fëmijë mund të mos ta ketë bukur shkrimin, dhunti – gjë e cila nuk do duhej të penalizohet për dijen që ka marë gjatë mësimeve”, është shprehur ajo për revistën Barazia.

Veç kësaj me një reagim ka ardhur edhe deputetja Xhevahire Izmaku, e cila, lidhur me këtë ka thënë: “Ne e kemi të veshtirë të ndryshojmë mentalitetin por edhe sistemin arsimor! As që do të duhej të vleresoheshin fëmijët deri në moshën 15 vjeçare me notë! Kjo lëndon sedren dhe pengon në kriijimin e karakterit në vetbesim të fëmijës, është temë më se gjerë edhe e komplikuar, por e mirë shumë që të hap debat në shoqëri”, është shprehur ajo.

Ndërkaq, në grupin ‘Nënat dhe Fëmijët’, ku për herë të parë është paraqitur ky shqetësim, gratë nuk kanë ngurruar të shprehin indinjatën e tyre të thellë se cfarë po ndodh sot në shkolla, dhe si trajtohen fëmijët e tyre. Njëra nga këto gra, vetë nënë, Krenare Lipovica është shprehur: “Asht dhunë psiqike ndaj këtij nxënësi ….  A thua me sa negativitet ndikon kjo notë … Po edhe sikur mos ti kishte punuar mirë, ajo notë s’është dashtë me u vendosë… Por u dashtë me punu me nxënësin më shumë dhe me u konsultu me prindërit. Është e tmerrshme ku po i edukojmë fëmijët tanë”.

Hapesirë për kritika të panumerta ka në secilin institucion të arsimit, por të pafalshme mbesin gabimet që po hasim nëpër shkollat fillore, të cilat mund të konsiderohen ‘krime’ psikologjike ndaj nxënësve të vegjël. Reagimi duhet të jetë i menjëhershëm!