feministeve

Lexoni historitë e feministëve të para shqiptare

Jo vetëm tani gartë e ndjemë nevojën për tu çliruar nga pa drejtësitë e meshkujve. Gjatë të gjitha kohërave, gratë ndjenin nevojën për të mos qenë të ngulfatura njëlloj sikur tani. Vitet ’30 e ’40 sollën një dëshirë ndryshe tek disa gra. Ato ishin vetëm pesë dhe ato besonin jo sikur se besonin të tjerat. Besonin se duheshin liruar një ditë dhe këtë liri duhet ta kërkonin vet.

Pesë publicistët e viteve të ’30- ’40-ta ishin Ollga Pllumbi, Musine Kokalari, Selfixhe Ciu, Mila Prela, Afërdita Asllani, që me historitë e tyre nuk ka se si të mos kujtohen.
1)-Ollga Pellumbi: “Në çdo vend të botës, derisa gruaja vetë nuk ka ngritur zërin kundër padrejtësive që i janë bërë, nuk ka qenë e mundur të fitojë kurrë. Pra më duket se shpëtimin duhet ta presim vetëm prej vajzës, gjithë vështrimet tona duhet t’i kthejmë nga ajo”.

2)-Selfixhe Ciu: “Kombi ynë ka shumë mungesa, prandaj vajzat intelektuale nuk lypset të rrinë kaq indiferente, por të marrin pjesë në evolucionin e shpejtë të kombit tonë”!
3)-Aferdita Asllani: “Gjendja e gruas sonë, e gruas që përbën shumicën e popullit, na paraqet një nga problemet më me rëndësi për mundësinë e qytetërimit tonë të vështirë”.
4)-Mila Prela: “Femra nuk mund të përparojë kurrë në qoftë se vazhdon të mbetet brenda katër mureve të shtëpisë. Është e domosdoshme që kjo të përpiqet të marrë pjesë në lëvizjet e ndryshme të shoqërisë ku jeton”.
5)-Musine Kokalari: “Martesa është tregti për të dy palët. Dy të rinj që nuk njihen, nuk shihen, një ditë bashkohen se ashtu është gjendur dhe njëri s’ka mbetur pa u martuar”.
Ben Oroshi